Një 34-vjeçar nga Ferizaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaloi shtetasin kosovar Y. A. gjatë hyrjes së tij në territorin e Shqipërisë.
Pas verifikimeve me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Wiesbadenit në Gjermani kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka nisur procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Gjermanisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


