Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë. E këto raste bëhen akoma më të rënda, kur viktimat vdekja i gjenë pa asnjë person pranë vetes, pasi kanë jetuar të vetëm, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Çitlluk të Zubin Potokut, mëson Sinjali.
Bëhet fjalë për Ranko Popovic, rreth 63-vjeçar, i cili jetonte i vetëm dhe sipas fqinjëve nuk ishte parë që tri ditë.
Rasti është raportuar më 24 prill 2026 rreth orës 16:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


