Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.
Në një reagim, VV-ja tha se Sejdiu ishte kandidat i përbashkët i saj dhe LDK-së, pas marrëveshjes së arritur mes dy subjekteve.
Sipas VV-së, partia i qëndroi marrëveshjes dhe kandidaturës së Sejdiut deri në fund.
VV-ja tha se një pjesë e deputetëve të LDK-së kundërshtuan kandidaturën, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Sipas tyre, kjo bëri të pamundur zgjedhjen e Presidentit në Kuvend dhe çoi edhe në tërheqjen e Sejdiut.
Në fund, VV-ja e falënderoi Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer Republikës dhe për “dinjitetin e treguar” gjatë këtij procesi.
“Kosova e pati marrëveshjen dhe kandidatin e përbashkët. E pati mundësinë që çështja e Presidentit të zgjidhej në Kuvend. Por u bllokua, sërish”, thuhet në reagim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


