Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeLajmeMuric pranon ftesën e Kosovës, do të mbrojë në Ligën e Kombeve

Muric pranon ftesën e Kosovës, do të mbrojë në Ligën e Kombeve

Portieri i Sassuolos, Arijanet Muric, e ka pranuar ftesën e Kombëtares së Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kjo vjen pas raportimeve se Muric, së bashku me disa futbollistë të tjerë, mund të mos i përgjigjej ftesës për shkak të pakënaqësive me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Babai i portierit, Samiri, i ka mohuar këto raportime në një prononcim për Telegrafin.

“Jo, ai është i lumtur dhe unë jam njëkohësisht. I njohim mirë ata njerëz”, ka thënë ai.

Muric do të jetë kështu pjesë e Kosovës për katër përballjet e radhës në Ligën e Kombeve, dy ndaj Austrisë, një ndaj Irlandës dhe një ndaj Izraelit.

Portieri po kalon edhe një formë të mirë te Sassuolo këtë sezon. Ai ka zhvilluar pesë paraqitje deri tani, katër në Serie A dhe një në Kupën e Italisë, duke marrë vlerësime të larta për paraqitjet e tij.

Në fitoren 3-0 ndaj Cesenas në Kupën e Italisë, Muric ishte ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes, ndërsa ndaj Juventusit ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Sassuolos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT