Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeU largua nga Kosova para gati dy muajsh, Policia hap rast për...

U largua nga Kosova para gati dy muajsh, Policia hap rast për zhdukjen e 45-vjeçarit nga Istogu

Policia e Kosovës ka iniciuar zyrtarisht rastin “Person i zhdukur” për një 45-vjeçar nga Istogu, pasi familja e tij prej javësh nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Armend Nimanajn, rreth 46-vjeçar, zhdukja e të cilit ishte raportuar fillimisht nga motra e tij, V. N.-P, rreth 49-vjeçare.

Siç merr vesh Sinjali, gjatë verifikimeve, Policia ka kontaktuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka rezultuar se Armend Nimanaj kishte dalë nga Kosova më 9 maj 2026, në orën 09:00, përmes aeroportit.

Më 16 qershor, në Polici është paraqitur edhe vëllai i tij, A. N., rreth 50-vjeçar, në përpjekje për të marrë ndonjë informacion të ri, por autoritetet kanë konfirmuar se, përveç të dhënës për largimin e tij nga Kosova, nuk dispononin asnjë informacion tjetër për vendndodhjen e tij.

Sinjali mëson se sot, me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar zyrtarisht si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia përmes ILECU-t, pritet të kërkojë ndihmë nga autoritetet ndërkombëtare për lokalizimin e 45-vjeçarit.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT