Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeMrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas 11 ditësh nën rrënoja

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas 11 ditësh nën rrënoja

Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë gjetur të gjallë një grua 64-vjeçare, 11 ditë pasi një masë e madhe akulli, shkëmbinjsh dhe balte përfshiu një zonë të Himalajeve.

Chandika Shrestha u gjet më 5 shtator në katin e katërt të një shtëpie të mbuluar pjesërisht nga balta në distriktin Nuwakot, raporton BBC.

Ajo u lokalizua nga pjesëtarët e Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit, të cilët po zhvillonin operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga katastrofa.

Pas nxjerrjes nga shtëpia, Shrestha u transportua me helikopter në një spital në Kathmandu, ku po trajtohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT