Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeQëndroi dhe punoi ilegalisht 489 ditë në Gjermani, shqiptari kapet në aeroport

Qëndroi dhe punoi ilegalisht 489 ditë në Gjermani, shqiptari kapet në aeroport

Një 31-vjeçar shqiptar është zbuluar në Aeroportin e Memmingenit pasi kishte qëndruar dhe punuar ilegalisht në Gjermani për 489 ditë.

Shqiptari po përgatitej të udhëtonte drejt Tiranës më 1 shtator, kur gjatë kontrollit kufitar autoritetet konstatuan se ai e kishte tejkaluar ndjeshëm periudhën e lejuar të qëndrimit.

Hetimet treguan se 31-vjeçari ndodhej në Gjermani që nga maji i vitit 2025 dhe kishte punuar pa dokumentacionin e nevojshëm.

Pavarësisht nisjes së procedurave policore, atij iu lejua të vazhdonte udhëtimin drejt Shqipërisë.

Sipas albinfo.ch, ndaj tij është iniciuar procedurë penale nën dyshimin për shkelje të ligjit të imigracionit. Ai mund të përballet gjithashtu me ndalim shumëvjeçar të hyrjes në Gjermani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT