Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeTymi nga zjarri në Sllatinë, a ndikon në fluturimet? Flasin nga Aviacioni...

Tymi nga zjarri në Sllatinë, a ndikon në fluturimet? Flasin nga Aviacioni Civil

Zjarri që ka përfshirë një deponi me goma në Sllatinë nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e operimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, Driton Ujkani.

Zjarri është jashtë rrethojës së aeroportit, andaj edhe i njëjti nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e operimeve sipas orarit të paraparë”, ka deklaruar Ujkani.

Sipas tij, pavarësisht tymit të shkaktuar nga zjarri në Sllatinë, operimet ajrore në aeroport janë duke vazhduar normalisht.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT