Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeTentoi t’u jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet shtetasi serb

Tentoi t’u jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet shtetasi serb

Një shtetas serb është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dhe është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri.

Pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ndërsa me udhëzim të prokurorit kompetent janë intervistuar i dyshuari dhe dy dëshmitarë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht një bankënotë, e cila dyshohet se ishte destinuar për t’u dhënë si ryshfet zyrtarëve policorë.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT