Turqia ka mirëpritur masat e ndërmarra nga 12 vende për ndalimin e tregtisë dhe marrëdhënieve tregtare me vendbanimet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë theksoi se përpjekjet e Izraelit për të minuar zgjidhjen me dy shtete po “intensifikohen me çdo ditë që kalon”.
Ministria i përshkroi vendbanimet ilegale si një “politikë sistematike pushtimi” që kërcënon ekzistencën e një shteti palestinez.
Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë tha se “terrorizmi i kolonëve ka arritur nivelin e pastrimit etnik”.
Turqia u bëri thirrje edhe anëtarëve të tjerë të komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin masa të ngjashme, duke theksuar se nevojitet një “përgjigje e vendosur ndaj veprimeve të pushtimit të Izraelit” për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


