Monday, April 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTrumpi thotë se SHBA-ja mori nën kontroll anijen iraniane që shmangu bllokadën

Trumpi thotë se SHBA-ja mori nën kontroll anijen iraniane që shmangu bllokadën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë marrë nën kontroll të plotë një anije mallrash, e cila sipas tij tentoi të thyejë bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane, raportoi të dielën BBC-ja.

Në një postim në platformën Truth Social, Trumpi bëri të ditur se anija me emrin “Touska” u ndalua në Gjirin e Omanit, pasi nuk iu bind urdhrave të marinës amerikane për të ndaluar.

Sipas tij, ekuipazhi iranian refuzoi paralajmërimet, çka çoi në ndërhyrjen e forcave detare amerikane. 

Ai shtoi se anija ishte nën sanksione nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për shkak të aktivitetit të mëparshëm të paligjshëm, ndërsa bëri të ditur se marinsat amerikanë po kontrollojnë ngarkesën në bord.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar incidentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT