Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeTrumpi thotë se do t’i rrisë në 25% taksat ndaj veturave dhe...

Trumpi thotë se do t’i rrisë në 25% taksat ndaj veturave dhe kamionëve të BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se javën e ardhshme do ta rrisë në 25 për qind taksën për veturat dhe kamionët që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, ai ka akuzuar BE-në se nuk po e zbaton marrëveshjen tregtare mes palëve.

“Njoftoj me kënaqësi se, duke u mbështetur në faktin se Bashkimi Evropian nuk po e zbaton Marrëveshjen tonë Tregtare për të cilën ka pajtim të plotë, javën e ardhshme unë do t’i rrisë taksat që i ngarkohen Bashkimit Evropian për vetura dhe kamionë që vijnë në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump.

Ai ka bërë të ditur se tarifa e re do të jetë 25 për qind, duke shtuar se nuk do të aplikohet për kompanitë që prodhojnë në SHBA.

“Taksa do të rritet në 25 për qind. Është plotësisht e kuptuar dhe me pajtim se, nëse ata prodhojnë vetura e kamionë në fabrikat në ShBA, nuk do të ketë taksë. Shumë fabrika të automobilave dhe kamionëve janë tash për tash duke u ndërtuar, me mbi 100 miliardë dollarë që po investohen, rekord në historinë e prodhimit të veturave dhe kamionëve”, ka shtuar ai.

Trump ka theksuar gjithashtu investimet në rritje në sektorin e prodhimit në SHBA.

“Këto fabrika, me staf me punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti – Kurrë nuk ka ndodhur diçka si kjo që po ndodh në Amerikë sot”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT