Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump zotohet përsëri se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Trump zotohet përsëri se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar sërish se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Deklaratën ai e bëri gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 Shtatorit në Pentagon, ku foli për luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimin që, sipas tij, paraqet Republika Islamike e Iranit.

Trump ka nderuar pjesëtarët e ushtrisë amerikane që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit, si dhe pjesëtarët e parë të reagimit dhe zbatimit të ligjit.

“Sot nderojmë çdo pjesëtar të ushtrisë amerikane që shërbeu në luftën kundër terrorizmit. Është një luftë kundër terrorizmit të sëmurë, të tmerrshëm. Ne nderojmë pjesëtarët e parë të reagimit dhe zbatimit të ligjit, dhe i duam ata. Dhe nderojmë pjesëtarët e shërbimit që po punojnë pikërisht tani për të siguruar që sponsori numër një i terrorizmit në botë, Republika Islamike e Iranit, të mos ketë kurrë, asnjëherë, një armë bërthamore.”, tha presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT