Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur të premten një armëpushim treditor në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas njoftimit, nga 9 maji deri më 11 maj do të ndalen të gjitha aktivitetet luftarake, si dhe do të realizohet shkëmbimi i 1000 të burgosurve nga secili shtet.
“Me shpresën që të jetë fillimi i një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të rëndë”, ka shtuar ai, duke cekur se ka pasur përparim të vazhdueshëm në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Ndërkohë, Moska dhe Kievi e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimeve në disa raste të mëhershme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka konfirmuar njoftimin e Trumpit, ndërsa Rusia nuk ka komentuar ende.
Armëpushimi përkon me periudhën e përvjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Paraprakisht, presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar për armëpushim më 8 dhe 9 maj për festimet e Ditës së Fitores, por Ukraina ka thënë se vetë Rusia e ka shkelur armëpushimin e shpallur njëanshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


