Një çift në Filipine ka vendosur të kurorëzojë dashurinë pavarësisht përmbytjeve që kishin mbuluar kishën ku zhvillohej ceremonia.
Leian Liza Galang dhe Gilbert Chico u martuan në kishën “Saint John the Baptist” në Hagonoy, ndërsa niveli i ujit kishte arritur deri në bel.
Nusja, e veshur me fustan të bardhë dhe me buqetën në dorë, kaloi përmes ujit të turbullt drejt altarit, ku po e priste dhëndri. Ceremonia u zhvillua në formë të shkurtuar dhe në praninë e më pak se 15 personave.
Edhe pse ishin këshilluar ta shtynin dasmën, çifti vendosi të vazhdonte me ceremoninë.
“Ne e donim njëri-tjetrin. Asgjë nuk mund ta ndalte bashkimin tonë”, deklaruan ata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


