Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKongresisti amerikan akuzon Vuçiqin: Po ndjek modelin e Putinit për të qëndruar...

Kongresisti amerikan akuzon Vuçiqin: Po ndjek modelin e Putinit për të qëndruar në pushtet

Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po përpiqet të vazhdojë pushtetin e tij duke kaluar nga posti i presidentit në atë të kryeministrit.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Wilson e cilësoi qeverisjen e Vuçiqit si “autoritare dhe të korruptuar”, ndërsa përpjekjen e tij e krahasoi me mënyrën se si Vladimir Putin kishte ndërruar postet drejtuese në Rusi.

“Vuçiqi po përpiqet të kalojë nga president në kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë sundimin e tij autoritar dhe të korruptuar mbi Serbinë edhe për shumë vite të tjera – pikërisht këtë bëri edhe krimineli i luftës, Putini”, shkroi Wilson.

Kongresisti amerikan theksoi se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT