Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump për incidentin me të shtënat: I dyshuari ishte një person probleme...

Trump për incidentin me të shtënat: I dyshuari ishte një person probleme mendore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se personi i dyshuar i armatosur është neutralizuar nga forcat e rendit dhe nuk ka arritur në sallë.

Sipas Trump, i dyshuari është “një person i sëmurë” që ka ushqyer urrejtje prej kohësh dhe kishte shkruar një manifest që ai e cilësoi si “shumë antikristian”.

“Kur ta lexoni, do të kuptoni se urren të krishterët,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se edhe familjarët e të dyshuarit kishin qenë në dijeni të gjendjes së tij mendore dhe se disa prej tyre kishin shprehur më herët shqetësime edhe tek autoritetet. Trump shton gjithashtu se familja e tij mund të kishte reaguar më herët.

Në eventin ku ndodhi incidenti ishin të pranishëm Donald Trump, bashkëshortja e tij Melania Trump, si dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT