Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të Schuebel me shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.
Sipas Schuebel, gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës gjatë më shumë se 25 viteve, veçanërisht në procesin e integrimit evropian dhe përkrahjen e qytetarëve.
“Qasja konstruktive është kyçe për marrëdhëniet Kosovë-BE”, ka deklaruar Schuebel.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


