Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeMinistri gjerman: Sulmi me dron pranë kufirit Ukrainë-Poloni është përshkallëzim i llogaritur...

Ministri gjerman: Sulmi me dron pranë kufirit Ukrainë-Poloni është përshkallëzim i llogaritur nga Putini

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar lidhur me sulmin me dron ndaj një treni pasagjerësh pranë kufirit mes Ukrainës dhe Polonisë.

Pistorius e cilësoi sulmin si një “përshkallëzim të llogaritur” nga presidenti rus, Vladimir Putin, me qëllim mbjelljen e frikës në Evropë.

“Është edhe më e rëndësishme që të qëndrojmë të kthjellët, të mos lejojmë veten të provokohemi, por në të njëjtën kohë të mos lëmë asnjë dyshim se jemi të aftë të mbrohemi”, tha Pistorius.

Ai theksoi se veprimet e Putinit janë të rrezikshme dhe se presidenti rus është i vetëdijshëm për këtë.

Sulmi ndodhi të dielën, kur një dron rus goditi lokomotivën e një treni pasagjerësh. Nga incidenti nuk pati viktima, pasi pasagjerët u evakuuan në kohë, ndërsa treni pësoi dëme materiale.

Në të njëjtën linjë kishte udhëtuar edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson, i cili po largohej nga Kievi pas pjesëmarrjes në një konferencë ndërkombëtare. Në këtë linjë po udhëtonin edhe zyrtarë të lartë evropianë.

Johnson reagoi ashpër pas sulmit, duke pyetur: “Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT