Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-ve në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
Mark Brnovish është pjesë e Partisë Republikane, i cili po ashtu është me origjinë serbe.
Presidenti i SHBA-ve, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se e ka përzgjedhur Brnovichin.
Tutje, ai ka thënë se Mark Brnovich është veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, dhe në të kaluarën ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për shtetin e madh të Arizonës.
Në njoftimin e tij, ai e ka uruar ambasadorin Brnovich për detyrën e re, dhe ka deklaruar se ky i fundit do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.
‘Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË. Urime Mark!’’, ka shkruar ai.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


