Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj ka komentuar inspektimet në qumështoren “Vita” që rezultoi me vendimin e kompanisë për mbylljen e përkohshme të fabrikës.
Ai kërkoi nga spektri politik që të mos bëhen veprime që dëmtojnë prodhuesit vendorë dhe dëmtojnë ekonominë e vendit, transmeton klankosova.tv.
“Ne si LBK kërkojmë nga kryeministri në detyrë nga spektri politik që të mos bëjnë spekulime dhe të mos bëjnë veprime që janë duke dëmtuar prodhuesit vendorë dhe mbi të gjitha janë duke rrezikuar vendet e punës dhe njëkohësisht po rrezikojnë në komandë zinxhirore deri te blegtori që mbanë lopë për të furnizuar kompaninë në fjalë”, tha ai mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.


