Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje e re me Iranin pritet të nënshkruhet së shpejti, ndërsa pas saj do të hapet Ngushtica e Hormuzit për lundrim ndërkombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump tha se marrëveshja e re është thelbësisht e ndryshme nga ajo e arritur më herët gjatë administratës së Barack Obamës, të njohur si JCPOA, të cilën ai e ka kritikuar vazhdimisht.

Sipas tij, marrëveshja aktuale synon të parandalojë plotësisht zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani dhe përfaqëson një qasje më të ashpër dhe më efektive në raport me programin bërthamor iranian.

Trump theksoi se, nëse marrëveshja finalizohet, Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të hapin një kapitull të ri bashkëpunimi, duke përfshirë edhe stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ai shtoi gjithashtu se në fazat e ardhshme SHBA mund të ndërmarrë hapa për monitorimin dhe neutralizimin e materialeve bërthamore në Iran, nëse kjo do të jetë e nevojshme për sigurinë ndërkombëtare.

Sipas tij, synimi afatgjatë është bashkëpunimi më i gjerë me Iranin dhe vendet e rajonit për të shmangur përshkallëzimet e mëtejshme dhe për të garantuar stabilitet në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT