Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajme22-vjeçari rrëfen për Sinjalin sulm seksual në Prishtinë: “Sa e ki të...

22-vjeçari rrëfen për Sinjalin sulm seksual në Prishtinë: “Sa e ki të m**h?”, i dyshuari e ftoi të shkonte në terr

Një 22-vjeçar ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së enjtes në parkun e Arbërisë, pranë fushës së “2 Korrikut”.

Sipas dëshmisë së tij, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa ishte duke ecur në shtegun e parkut. Ai ka treguar se një burrë rreth 50-vjeçar iu afrua dhe filloi të bisedonte me të për tema të ndryshme.

22-vjeçari ka deklaruar se, në një pjesë të shtegut ku nuk kishte ndriçim, personi e ka kapur për krahu dhe me dorën tjetër e ka prekur në pjesën intime.

Sipas tij, gjatë incidentit personi i ka thënë: “Sa e ki të m**h?”, dhe më pas e ka ftuar: “Hajde him pak qaty në terr”.

22-vjeçari ka thënë se, pas këtyre veprimeve, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes dhe gjatë rrugës ka hasur një pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilit ia ka raportuar rastin. Më pas, rastin e ka paraqitur edhe në stacion policor.

Ai ka kontaktuar redaksinë e Sinjalit me qëllim që rasti të bëhet publik dhe të shërbejë si paralajmërim për qytetarët që frekuentojnë parkun, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas tij, Policia ka dyshuar se personi i përfshirë mund të jetë A.M., të cilin 22-vjeçari deklaron se nuk e kishte njohur më parë.

Redaksia nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e personit të dyshuar apo pretendimet ndaj tij. Rasti është raportuar në Polici dhe mbetet nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT