Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në...

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë një raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra nga kjo prokurori në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit 2021.

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporti duhet të përmbajë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të këtij rasti.

Në këtë ngjarje, që kishte ndodhur më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.

Për vrasjen e trefishtë ishin akuzuar Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj. Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për “Vrasje të rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për “Shtytje në vrasje të rëndë”.

Ndërkaq, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT