Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur për tre javë të tjera pas një takimi me përfaqësues të dy vendeve.
Sipas tij, marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve në Uashington, ku u diskutua edhe bashkëpunimi për uljen e tensioneve në kufi, pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme mes palëve.
Armëpushimi fillimisht ishte paraparë të përfundonte më 26 prill, por është shtyrë pas përshkallëzimit të dhunës në zonën kufitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


