Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamionete, në magjistralen Prishtinë – Pejë konkretisht tek “Kroi i Mbretit”.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, njofton Klankosova.tv
“Patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, si dhe per te hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


