Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të kushtojnë mbi 10 milionë euro

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të kushtojnë mbi 10 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, në vlerë prej 10 milionë e 887 mijë euro.

Ky plan është aprovuar me 10 vota për dhe asnjë kundër, ndërsa sipas përfaqësuesve të KQZ-së, buxheti është hartuar në bazë të kërkesave të njësive përkatëse.

Nga shuma totale, pjesa më e madhe prej mbi 10.6 milionë euro është e destinuar për mallra dhe shërbime, ndërsa pjesa tjetër përfshin paga, shpenzime komunale dhe investime kapitale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT