Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që regjistrimi i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit të zgjasë 12 ditë, nga 6 maj deri më 17 maj 2026.
Votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor nga ora 07:00 deri 19:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot miratoi planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve, që kap vlerën 10,887,186.45 eurove.
Po ashtu, është vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026 të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj dhe duke përfunduar më 7 qershor në orën 06:59. /Klankosova.tv
KQZ miraton buxhetin: 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit


