Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeTre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Pejës, Driton Rugova i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas aksidentit ekipet emergjente dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT