Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një veturë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


