Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeSveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione – do të...

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione – do të përcaktohet përdorimi i tyre

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, tha se armatimi në pjesën veriore të vendit është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

Në një konferencë për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tha se këto armë do të ekzaminohen për t’u përcaktuar përdorimi i tyre.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve tjera kriminale”, tha Sveçla.

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT