Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeA ka lidhje armatimi i ekspozuar sot në veri me vrasjet e...

A ka lidhje armatimi i ekspozuar sot në veri me vrasjet e shqiptarëve? Flasin Hoxha e Sveçla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se dyshimet janë se arsenali i armatimit i ekspozuar të enjten në pjesën veriore, mund të ketë lidhje me vrasjet masive në zonën e Zubin Potokut.

Por, shtoi ai, dyshimet duhen verifikuar brenda laboratorëve të Kosovës, por edhe jashtë, nëse është nevoja.

“Këto janë dyshimet tona që pjesë të këtyre armëve mund të kenë qenë të përfshira edhe rasti i vrasjes masive te rasti i grupit të intelektualëve, por kjo mbetet të verifikohen nga laboratorët e Kosovës, e nëse ka nevojë, edhe jashtë”, deklaroi Hoxha.

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se i gjithë armatimi do t’i nënshtrohet ekzaminimit nga Agjencia Kosovare e Forenzikës.

“Tashmë Agjencinë Kosovare të Forenzikës kam urdhëruar me prioritet t’i ekzaminojë këto. Kur të përfundojë konferenca, armatimi do të shkojë në Forenzikë, e cila në bashkëpunim me policët që janë të kyçur në hetim, do të punojnë me urgjencë, dhe në momentin që kemi informata të bazuara në shkencë, Policia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm qoftë në hetim apo edhe në sjelljen para drejtësisë të cilitdo që është i përfshirë në këtë masakër. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe fatin e viktimës së fundit në Kosovë, por edhe derisa nuk arrestojmë të gjithë përgjegjësit për vrasjet e luftës në Kosovë”, u shpreh Sveçla.

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione – do të përcaktohet përdorimi i tyre

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT