Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeTre pilotë kosovarë në Top 10-shen botërore të paragllajdizmit

Tre pilotë kosovarë në Top 10-shen botërore të paragllajdizmit

Tre pilotë të Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” janë renditur në mesin e dhjetë më të mirëve në botë në disiplinën e precizionit me paragllajd.

Rezultati është konfirmuar pas përditësimit të renditjes botërore më 1 shtator 2026 dhe përbën një nga sukseset më të mëdha të klubit dhe të paragllajdizmit kosovar.

Sipas klubit, përfshirja e tre pilotëve nga i njëjti klub kosovar në Top 10-shen botërore paraqet arritje historike për “Shqiponjat e Kastriotit” dhe sportin e Kosovës në përgjithësi.

Ky sukses vlerësohet si rezultat i punës së vazhdueshme, stërvitjeve intensive dhe përkushtimit të pilotëve, të cilët kanë konkurruar në arenën ndërkombëtare dhe e kanë përfaqësuar Kosovën në nivelet më të larta të këtij sporti.

“Tre pilotë. Një klub. Një Kosovë në elitën botërore”, thuhet në reagimin e klubit.

Njoftimi përmbyllet me mesazhin: “Krenari që fluturon për Kosovën”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT