“Spider-Man: Brand New Day” ka shënuar një tjetër sukses historik, duke tejkaluar “Titanic” në renditjen e filmave me fitimet më të larta në nivel global.
Aventura e re e Peter Parkerit ka grumbulluar rreth 2.33 miliardë dollarë që nga publikimi më 31 korrik, duke u renditur në vendin e katërt të listës botërore.
Filmi ka lënë pas edhe produksionin kinez të animuar “Ne Zha 2”, si dhe “Titanic” të James Cameronit, i cili ka fituar rreth 2.26 miliardë dollarë nga shfaqjet origjinale dhe ripublikimet.
“Spider-Man: Brand New Day” ndodhet pranë “Avatar: The Way of Water”, ndërsa para tij në renditje janë edhe “Avengers: Endgame” dhe “Avatar”.
Filmi u bë gjithashtu një nga produksionet që e kaloi më shpejt shifrën prej dy miliardë dollarësh në shitjen e biletave. Variety
Renditja: “Avatar” – 2.923 miliardë dollarë, “Avengers: Endgame” – 2.797 miliardë dollarë, “Avatar: The Way of Water” – 2.334 miliardë dollarë, “Spider-Man: Brand New Day” – rreth 2.33 miliardë dollarë, “Ne Zha 2” – 2.270 miliardë dollarë, “Titanic” – 2.264 miliardë dollarë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


