Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeFëmija hap derën dhe bie nga vetura në lëvizje, goditet më pas...

Fëmija hap derën dhe bie nga vetura në lëvizje, goditet më pas nga autoambulanca në Gjermani

Një fëmijë një vjeç e gjysmë ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident në Castrop-Rauxel të Gjermanisë.

Sipas Policisë gjermane, fëmija dyshohet se hapi papritur derën e veturës gjatë lëvizjes dhe ra në rrugë.

Një autoambulancë që po lëvizte menjëherë pas veturës tentoi ta shmangte, por nuk arriti dhe e goditi fëmijën.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda. Sipas informacioneve të fundit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet ende nuk kanë sqaruar nëse fëmija nuk ishte siguruar siç duhet apo kishte arritur ta hapte vetë rripin e sigurimit.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT