Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeTre persona rrahin një burrë në Fushë Kosovë, arrestohen

Tre persona rrahin një burrë në Fushë Kosovë, arrestohen

Një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar tre të dyshuarit, dy nga ta të mitur, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dy nga ta të mitur dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT