Tre persona janë lënduar si pasojë e një incidenti zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


