Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeTrashëgimia e pavdekshme e Rexhep Qosjes, Hoxha: Veprimtaria e tij e bën...

Trashëgimia e pavdekshme e Rexhep Qosjes, Hoxha: Veprimtaria e tij e bën të jetë i përhershëm (VIDEO)

Studiuesi i letërsisë, Arben Hoxha i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se veprimtaria e akademik, Rexhep Qosja do të jetë gjithmonë e përhershme në mesin e shoqërisë.

Hoxha deklaroi se Qosja me veprimtarinë e tij ka identifikuar problemet dhe nevojat e shoqërisë shqiptare, raporton KlanKosova.tv.

“Rexhep Qosja, puna e tij intelektuale e bën që ai të përfshihet në jetë si gjenerues i jetës, sepse ka ndërhy me veprimtarinë e tij në sferat rigjeneruese të jetës. Kufijtë e ekzistencës biologjike dhe veprimtaria e tij e bën të jetë i përhershëm. I përhershëm për aq sa shoqëria shqiptare dhe kombi shqiptare do të ketë nevoja dhe do ekzistojnë ato nevoja dhe probleme që Rexhep Qosja me veprimtarinë e tij i ka identifikuar shumë herët, të cilat ne nuk kemi arritë t’i tejkalojmë. Pra, për aq kohë sa ne nuk i tejkalojmë ato probleme të identifikuara, aq kohë do të jetë i pranishëm Rexhep Qosja aktivisht në jetën tonë, morale, mendimore, intelektuale, artistike”, tha Hoxha.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT