Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeTransferohet nga Shqipëria në Kosovë një i dënuar për trafikim armësh

Transferohet nga Shqipëria në Kosovë një i dënuar për trafikim armësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar transferimi i një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë, i cili do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në institucionet korrektuese të vendit, raporton Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, është realizuar me sukses transferimi i një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë.

“Me datën 12.05.2026 është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R. F. i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale: ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku i njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar. Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë.”

Sipas njoftimit, transferimi është realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT