Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeTransferohen autoritetet në KFOR, vlerësohet profesionalizmi i kolonelit Norton

Transferohen autoritetet në KFOR, vlerësohet profesionalizmi i kolonelit Norton

Gjatë ceremonisë së mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë, në kuadër të KFOR, është realizuar transferimi i autoritetit të Grupit Mbështetës të Shtabit (HSG).

Koloneli Brendan Norton ia dorëzoi komandën kolonelit Richard Murnane, duke përmbyllur zyrtarisht detyrën e tij në këtë pozitë.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali Federico Collina, vlerësoi lart punën e kolonelit Norton, duke theksuar profesionalizmin e tij dhe menaxhimin e suksesshëm të aktiviteteve komplekse gjatë mandatit.

Ai gjithashtu i uroi mirëseardhje komandantit të ri, duke ritheksuar angazhimin e KFOR-it për të garantuar siguri dhe stabilitet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT