Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjike në Koshare të Ferizajt: 71-vjeçarja humb jetën pasi ra në bunar,...

Tragjike në Koshare të Ferizajt: 71-vjeçarja humb jetën pasi ra në bunar, zjarrfikësit nxjerrin trupin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Koshare të Ferizajt, ku një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus (bunar) në fshatin Koshare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e stacionit, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Një njësi e Brigadës së Zjarrfikësve ka ndërhyrë aty dhe ka nxjerrë trupin nga pusi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 71 vjeçe”, deklaroi Veseli.

Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT