Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedia në Durrës: Dy fëmijë që humbin jetën nga shoferi i dehur,...

Tragjedia në Durrës: Dy fëmijë që humbin jetën nga shoferi i dehur, sot përcillen për në banesën e fundit

Një aksident tragjik u regjistrua të dielën në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili rezultoi se ishte i dehur.

Vali Qyrfyçi, raporton se sot do përcillen për në banesën e fundit dy të miturit, 9 dhe 12 vjeç.

Nga përplasja u plagos rëndë edhe një fëmijë tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se ka dëmtime të shumta.

Si ndodhi ngjarja?

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur , të moshës 10 vjeç, kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime, shkruan TopChannel.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT