Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një bombol gazi dhe dyshohet se një defekt apo shpërthimi i saj mund të ketë qenë shkaku i zjarrit fatal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, ndërsa pas alarmit kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.
Pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e flakëve, nëna e re dhe dy fëmijët e saj nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


