Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes shihet një përplasje mes dy automjeteve, ndërsa aty ka mbërritur edhe ambulanca për të ofruar ndihmë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa është numri i të përfshirëve në aksident.
Për shkak të aksidentit, në këtë pjesë të autostradës është krijuar ngarkesë në qarkullim, ndërsa njësitë kompetente kanë dalë në terren për të trajtuar rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


