Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura...

Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit aksidentalisht nga automjeti i babait të saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil.

Sipas njoftimit të Policisë, babai i së miturës, shtetasi E. M., ishte duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, kur dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT