Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova

Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident në vendin e punës në Oranienburg të Gjermanisë.

Sipas raportimeve, T.M. ra nga skela e katit të katërt të një objekti dhe, si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familjarët.

Mediat gjermane raportojnë se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në kantier.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse kompania përgjegjëse për punimet i kishte përmbushur detyrimet për mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT