Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Krisma armësh nga një shtëpi në Malësi të Re të...

Ekskluzive | Krisma armësh nga një shtëpi në Malësi të Re të Prizrenit– Policia afrohet dhe 23-vjeçari pranon se shtiu, përfundon në ndalim

Krisma armësh të dëgjuara nga një shtëpi në fshatin Malësi e Re të Prizrenit kanë vënë në lëvizje Policinë të shtunën mbrëma, ndërsa një 23-vjeçar ka përfunduar në ndalim për 48 orë, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Mexhit Kukaj, 23-vjeçar, i cili dyshohet për përdorim të armës dhe posedim të paautorizuar të saj.

Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 20:30, derisa një patrullë policore ndodhej në një pikë statike në fshatin Malësi e Re.

Në një moment, zyrtarët policorë kanë dëgjuar krisma armësh që vinin nga drejtimi i një shtëpie dhe janë afruar menjëherë për të verifikuar situatën.

Policët kanë kërkuar sqarime lidhur me të shtënat, ndërsa para tyre ka dalë Kukaj.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, 23-vjeçari ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz.

Pas kësaj janë angazhuar Njësia e Hetimeve dhe Krim-Teknika, të cilat kanë kryer procedurat në vendngjarje dhe kanë sekuestruar armën dhe një karikator të zbrazët.

Kukaj është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në praninë e avokatit mbrojtës.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar vazhdimin e procedurave për veprat “Përdorimi i armës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Me vendim të Prokurorit, Mexhit Kukaj është ndaluar për 48 orë.

Rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT