Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në Gjermani.
Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 11:20, pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz, në landin Nordrhein-Westfalen.
Bëhet fjalë për një avion të tipit Cessna 172. Sipas mediave holandeze, ai ishte nisur nga aeroporti i Hilversumit në Holandë.
Avioni u rrëzua në një fushë dhe u shkatërrua plotësisht. Tre personat që ndodheshin në bord nuk arritën të mbijetonin.
Policia në qarkun Heinsberg konfirmoi se nuk pati të mbijetuar. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.
Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sipas raportimeve holandeze, avioni ishte në pronësi të Vliegschool Hilversum.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


