Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Kreshnik Kaçiu merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës Administrative, premton efikasitet...

LEX | Kreshnik Kaçiu merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës Administrative, premton efikasitet dhe transparencë

Gjyqtari Kreshnik Kaçiu ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës Administrative të Kosovës.

Detyra iu dorëzua nga gjyqtari Rexhep Gashi, i cili deri më tani kishte shërbyer si ushtrues detyre i kryetarit të kësaj gjykate.

Me marrjen e përgjegjësisë së re, Kaçiu u zotua për avancimin e punës së Gjykatës Administrative dhe përmbushjen e misionit të saj, me fokus të veçantë në forcimin e efikasitetit, profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Kaçiu e falënderoi gjyqtarin Rexhep Gashi për kontributin e dhënë gjatë periudhës kur ushtroi detyrën e kryetarit, veçanërisht për angazhimin e tij në fazën fillestare të funksionimit të Gjykatës Administrative.

Nga ana tjetër, Gashi e uroi Kaçiun për emërimin në pozitën e kryetarit, duke i dëshiruar mbarësi dhe sukses në drejtimin e institucionit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e kishte zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative më 10 shtator 2026, në mbledhjen e 372-të.

Kaçiu ishte zgjedhur me nëntë vota për dhe një kundër, me mandat katërvjeçar. Ai kishte dalë kandidati më i vlerësuar në procesin për këtë pozitë, duke marrë 74 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT