Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeTheret me thikë një person në Drenas, merr trajtim mjekësor

Theret me thikë një person në Drenas, merr trajtim mjekësor

Një person është plagosur me thikë sot në Drenas dhe ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të identifikuar personat e përfshirë në incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT